Aktualitet

Pampuri, njeriu që na dha medaljen e parë të artë! Ylli: Vdiq dhe nuk kishin para as për ta varrosur

Në vitin1972 Ymer Pampuri mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në peshëngritje. E pavarësisht se ishte një kampion olimpik, historia e tij pati një fund shumë të trishtë.

 

Sonte në “Opinion” në Tv Klan kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli tha se u desh që miqtë e tij të mblidhnin paratë për t’i bërë varrimin, pasi ai kishte pasur gjithmonë probleme financiare.

Fidel Ylli: Ymer Pampuri ka dalë kampion në stilin e forcës sepse kur bëheshin Lojërat Olimpike në vitin ’72, bëheshin dhe kampionati…

-Ymer Pampuri ishte një personazh i jashtëzakonshëm, unë kam bërë dhë një shkrim për të në kohën që ai s’kishte më asgjë, diku nga viti ’93, ’94. Kishte dalë kampion në Olimpiadën e Mynihut, më pas u detyrua që të punonte roje nate që të mund të siguronte jetesën e tij.

Fidel Ylli: Ne kemi arritur, i kemi bërë varrimin, unë dhe disa shokë se s’kishte para një kampion olimpik për të bërë varrimin e tij. Një histori e dhimbshme!

-Kur e kam njohur unë punonte akoma në cirkun e Tiranës, ishte fantastik kur rrëfente, nuk kishte asnjë lloj mllefi.

/a.r

#Pampuri #njeriu #që #dha #medaljen #parë #të #artë #Ylli #Vdiq #dhe #nuk #kishin #para #për #varrosur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button