Aktualitet
Arrestohet pronari i një lokali në Skenderaj, dyshohet se aty luhej bixhoz

Është arrestuar një person në Skenderaj nën dyshimin se në lokalin e tij luhej bixhoz.
“Në lokalin tij i janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale (dyshohet për bixhoz); tre televizor për shërbime të basteve, katër monitor, katër shtëpiza, 8 topa letër për printime, tre tastiera, 20 tiketa, një libër i basteve, 1×100 €, 2×20€, 16×5€, 3×2€, 11×1€, 52×05 cent, 23×0.10 cent, 9×0.5cent dhe një lexues i tiketave”, shkruan në raportin 24 orësh të policisë.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar “Organizim i skemave piramidale”.
#Arrestohet #pronari #një #lokali #në #Skenderaj #dyshohet #aty #luhej #bixhoz
gazetablic.com