Aktualitet

Dreka e Krishtlindjes, ritet tradicionale dhe menuja e tavolinës

Festa e Krishtlindjeve kremtohet historikisht me madhështi dhe besim hyjnor nga të gjithë banorët e Bashkive të Dropullit dhe të Finiqit.

Amvisat e moshuara mundohen të ruajnë me fanatizëm traditën , jo vetëm ritet e kësaj feste, por edhe menunë me gatimet tradicionale. Në Dropull, ka shumë amvise si Vasillo Qirjako, të cilat gatuajnë drekën tradicionale, ashtu siç e kanë trashëguar nga nënat dhe gjyshet e tyre.

Pikërisht në këtë fshat, ruhet me fanatizëm riti i Koftanecit. Kështu e quajnë banorët vendas bimën, e cila ka gjethe me gjëmba. Gjithashtu, ky rit lidhet me më të moshuarin e familjes, gjyshin apo gjyshen dhe zhvillohej për 12 ditë , nga dita e parë pas Krishtlindjeve , 26 Dhjetor, deri më 6 Janar, ditën e Ujit të Bekuar.

Po çfarë përmbante menuja e drekës tradicionale të Krishtlindjeve në Bashkinë e Finiqit? Megjithatë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm se duhet akoma më shumë punë  me brezin e ri për kultivimin e traditës.

/f.s

#Dreka #Krishtlindjes #ritet #tradicionale #dhe #menuja #tavolinës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button