Sport
VIDEO/ Legjionarët, Arbnor Muja lë gjurmë në Belgjikë, gol me peshë në kampionat
Arbnor Muja la gjurmë me Antwerp në Belgjikë, në ndeshjen e kampionatit, të luajtur ditën e sotme ndaj Westerlo. Në fundin e pjesës së parë, një goditje e bukur e Mujës nga brenda zonës, gjeti të papërgatitur portierin. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 6 gola këtë sezon, ndërsa ka dhuruar 3 asiste.
Në edicionin e parë në Jupiler Pro League, lojtari kuqezi u aktivizua në 27 ndeshje, ku “tundi rrjetën” 3 herë. Në të kaluarën, Muja ka luajtur edhe për Trepçën, Skënderbeun dhe Dritën. Arbnor Muja është një alternativë e mirë për sulmin e Shqipërisë, me trajnerin Sylvinho që e ka në plane për Europianin e Gjermanisë./m.j
#VIDEO #Legjionarët #Arbnor #Muja #lë #gjurmë #në #Belgjikë #gol #peshë #në #kampionat
Java News