Aktualitet

“U frymëzua nga Rusia?” Detaje të reja nga masakra në Çeki, e shtuna ditë zie kombëtare

Republika Çeke ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare pasi një person i armatosur vrau 14 persona dhe plagosi 25 në një universitet në Pragë. Presidenti Petr Pavel shprehu “trishtimin e tij të madh dhe zemërimin e pafuqishëm për humbjen krejtësisht të panevojshme të jetës”.

Në një deklaratë, kryeministri çek Petr Fiala u shpreh: “Ne jemi të gjithë të tronditur nga ky akt i tmerrshëm. Është e vështirë të gjesh fjalë për të shprehur dënimin nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, dhimbjen dhe pikëllimin që po ndjen e gjithë shoqëria jonë në këto ditë para Krishtlindjeve”.

Ai tha se e shtuna do të jetë një ditë zie, duke shtuar se flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe se në mesditë do të mbahet një minutë heshtje.

Ndërkohë shumë ngjarje sportive dhe kulturore janë anuluar.

Të enjten në mbrëmje, njerëzit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë vendit të ngjarjes.

Motivi i masakrës është ende i paqartë, por policia tha se kishte informacione të pakonfirmuara nga një llogari e mediave sociale se sulmi ishte frymëzuar nga një incident i ngjashëm në Rusi, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Personi i armatosur, për të cilin policia tha se ishte “eliminuar”, besohet të ketë vrarë edhe babanë e tij dhe mund të jetë i lidhur me vdekjen e dy personave javën e kaluar.

Sipas Policisë personi i armatosur dyshohej gjithashtu për vrasjen e një të riu dhe vajzës së tij dy muajshe, të cilët u gjetën të vdekur në një pyll në periferi të Pragës më 15 dhjetor.

Sulmi pati një nga shifrat më të mëdha të vdekjeve nga të shtënat masive nga një person i vetëm i armatosur në Evropë këtë shekull.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 15:00 me orën lokale, në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles, pranë qytetit të vjetër të kryeqytetit çek, një pikë kryesore turistike.

/a.r

#frymëzua #nga #Rusia #Detaje #të #reja #nga #masakra #në #Çeki #shtuna #ditë #zie #kombëtare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button