Aktualitet

55-vjeçari vdes pas asfiksimit në dhomën e hotelit në Maliq

Një 55-vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se është asfiksuar në një hotel ku po qëndronte. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Maliqit.

Sipas burimeve të A2 CNN, dyshohet të ketë patur rrjedhje gazi në dhomën e hotelit dhe për këtë arsye personi në fjalë ka pësuar asfiksim. Bashkë me të ishte edhe një 49-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk ka ende të dhëna nëse është turist vendas apo i huaj. Policia ka filluar hetimet mbi rastin.

Maliq/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/f.s

#55vjeçari #vdes #pas #asfiksimit #në #dhomën #hotelit #në #Maliq
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button