Atletico Madrid merr vetëm një pikë ndaj Getafes, Sevilla fiton bindshëm ndaj Granadas

Atletico Madrid ngec në shtëpi ndaj Getafe-s, me sfidën e javës së 18-të të La Liga që u mbyll me barazimin 3-3.
Skuadra e Diego Simeone-s nuk e nisi mirë ndeshjen, kjo pasi Savic la vendasit me dhjetë lojtarë pas minutës së 38’, me mbrojtësin që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Megjithatë, pavarësisht inferioritetit numerik, Atletico kaloi në avantazh në minutën e 44’ me anë të Griezmann dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, Mayoral barazoi gjithçka në minutën e 53’, por dhjetë minuta më pas, Morata rigjeti avantazhin për madrilenët.
Në minutën e 69’, Griezmann realizoi golin e tretë për Atletico-n dhe të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë, por tre minuta nga fundi i kohës së rregullt, Rodriguez rihapi llogaritë.
Getafe fitoi penallti pas një prekje të topit me dorë nga Riquelme, që u ekzekutua nga Mayoral, i cili realizoi golin e barazimit në minutën e 90+3’.
Pas kësaj përballjeje, Atletico renditet në vend të tretë me 35 pikë, teksa Getafe në vend të tetë me 26 pikë.
Në sfidën tjetër, në “Nuevo Los Cármenes”, Sevilla u rikthye te suksesi pas dhjetë javësh, me skuadrën andaluze që fitoi 0-3 ndaj Granada-s.
Trajneri Flores debutoi me fitore në stolin e Sevilla-s, teksa sfida u zhbllokua pas 23 minutash lojë me anë të Pedrosa-s, ndërsa në minutën e 32’ Ocampos dyfishoi gjithçka.
Pjesa e dytë nisi me ndryshime për Granada-n, me Myrto Uzunin që u aktivizua, por sulmuesi kuqezi nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e takimit, me Sevilla-n që shënoi edhe golin e tretë me Sergio Ramos në minutën e 49’.
Pas kësaj humbje, Granada tashmë është në krizë të plotë rezultatesh sepse mbetet me 8 pikë në vendin e 19-të. Në krahun tjetër, Sevilla shijon fitoren e parë pas afro tre muajsh dhe prek kuotën e 16 pikëve në vendin e 13-të.
#Atletico #Madrid #merr #vetëm #një #pikë #ndaj #Getafes #Sevilla #fiton #bindshëm #ndaj #Granadas
gazetablic.com