SHBA mban ‘peng’ ndihmat humanitare për Gazën, shtyhet sërish miratimi i rezolutës

Këshilli i Sigurimit i OKB do të votojë të mërkurën rezolutën që lidhet me shtimin e ndihmave humanitare në Gazë.
Votimi fillimisht ishte planifikuar për të hënën, por më pas u shty deri të martën në mbrëmje për të lënë më shumë kohë për negociata. Megjithatë, pas shtyrjes së vazhdueshme me disa orë përgjatë të martës u caktua e mërkura si dita e votimit të rezolutës.
Diplomatët punuan intensivisht pas dyerve të mbyllura për të finalizuar një rezolutë të hartuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për një thirrje për pezullimin e armiqësive në Gaza për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare të nevojshme.
Shtyrja e votimit për të mërkurën nënkupton se ende nuk është arritur marrëveshja për të marrë një votë “po” nga Shtetet e Bashkuara, ose të paktën një abstenim, gjë që do të lejonte kalimin e masës.
“Ne jemi ende duke punuar për modalitetet e rezolutës,” tha të martën zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby. “Është e rëndësishme për ne që pjesa tjetër e botës të kuptojë se çfarë është në rrezik këtu dhe çfarë bëri Hamasi më 7 tetor dhe se si Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër këtyre kërcënimeve.”
SHBA-ja ka vënë veton ndaj masave të mëparshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka votuar kundër një thirrjeje për një armëpushim në Asamblenë e Përgjithshme më të madhe të OKB-së.
/a.r
#SHBA #mban #peng #ndihmat #humanitare #për #Gazën #shtyhet #sërish #miratimi #rezolutës
Java News