Aktualitet

Bëri për spital punonjësen e OSHEE, 38-vjeçari ende në arrati, polica prangos bashkëpunëtorin: E ndihmoi të…(EMRI)

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit që goditi me sende të forta punonjësen e OSHEE-së, në lokalin në posedim të tij, në rrugën “Artan Lenja”. Sekuestrohet automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.

Njoftimi i Policisë
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin Spartak Cara, 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Stylish GIF

#Bëri #për #spital #punonjësen #OSHEE #38vjeçari #ende #në #arrati #polica #prangos #bashkëpunëtorin #ndihmoi #tëEMRI
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button