Aktualitet

4 makina përplasen ‘kokë më kokë’, aksident i shumëfishtë në Fier

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në unazën “Skënderbeu” në Fier.

4  automjete janë përplasur me njëra-tjetrën teksa dy prej tyre kanë qenë në lëvizje dhe dy të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Raportohet për lëndime të lehta të drejtuesve të automjeteve që ndodheshin në to.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.

/a.d

#makina #përplasen #kokë #më #kokë #aksident #shumëfishtë #në #Fier
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button