Mustafa pret aktgjykimin e Apelit, kryetarja e trupit gjykues: Moment i rëndësishëm për Gjykatën Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa po pret aktgjykimin e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë.
Kryetarja e trupit gjykues ka nisur të tregojë argumentet e trupit të gjykatësve të Apelit.
Ajo tha se aktgjykimi që do të shpallet sot është “moment i rëndësishëm për Dhomat e Specializuara”.
Apeli i Gjykatës Speciale sot do të shpallë aktgjykimin e parë, ndërsa kryetarja e trupit gjykues tha se ky është “hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për viktimat dhe llogaridhënies”.
Mustafa u dënua me 26 vjet burgim për vrasje në shkallë të parë për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.
#Mustafa #pret #aktgjykimin #Apelit #kryetarja #trupit #gjykues #Moment #rëndësishëm #për #Gjykatën #Speciale
gazetablic.com