Aktualitet

“Më qëlluan me armë në Don Bosko”, 42-vjeçari kallëzim në polici

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e “Don Boskos” në Tiranës.

Sipas policisë, një 42-vjeçar me iniciale R.Z. ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 ku ka deklaruar se rreth orës 06:45 kur ka qenë duke kaluar në rrugë me makinë, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

I dyshuari është person i paidentifikuar ende. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat dhe për të zbardhur dinamikën.

Po kështu do të kqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë në rrugë.

/a.r

#Më #qëlluan #armë #në #Don #Bosko #42vjeçari #kallëzim #në #polici
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button