Aktualitet
Gjashtë automjete të përfshira në një aksident në “Rrugën e Kombit”

Gjashtë automjete janë përfshirë në aksident në “Rrugën Kombit”, pranë fshatit Blinisht.
Aktualisht raportohet për dy të lënduar dhe dëme të shumta materiale, shkruan TCh.
Dyshohet se lagështia e ngricat në rrugë si pasojë e motit të keq, ka ndikuar në aksident.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ndërkaq qarkullimi i mjeteve është bllokuar.
#Gjashtë #automjete #të #përfshira #në #një #aksident #në #Rrugën #Kombit
gazetablic.com