Aktualitet
Grabitje e armatosur në Lipjan

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në Lipjan.
Sipas policisë dy persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Lipjan 11.12.2023 – 02:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se dy persona të panjohur përmes kanosjes me armë i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.
#Grabitje #armatosur #në #Lipjan
gazetablic.com