Aktualitet

“Ul xhamin e makinës, autori e qëllon me plumb në qafë”- Momenti kur vritet Elton Javori në Fier!

Report Tv ka siguruar me video momentin kur vritet 41-vjeçari Elton Javori, në lagjen “16 Prilli” në Fier teksa lëvizte me makinë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet kur ai qëllohet nga një makinë tjetër në momentin kur ka ulur xhamin e makinës.

Kur mjetet kanë qenë në lëvizje paralel, 35-vjeçari Agim Gashi i cili e ka ndjekur 41-vjeçarin e ka qëlluar me pistoletë nga një makinë tjetër teksa plumbi e ka prekur në qafë duke i shkaktuar vdekjen. Më pas autori largohet nga vendi i ngjarjes me “Mercedes Benz E Class”, ndërsa makina e viktimës lëviz për disa makina derisa ndalon.

Elton Vajori, nipi i dy ish të fortëve në Fier, Medi e Demir Backa, të vrarë më parë, u ekzekutua vetëm 100 metra larg shtëpisë.

Viktima në foto, zyrtarisht figuron me identitetin Elton Javori në gjendjen civile, por të gjithë e njihnin në Fier si Erjon Javori, nipi i Medi dhe Demir Backës. I pari Medi Backa, i njohur si anëtar i bandës së Fierit u vra në 1997, në Masakrën e Levanit, me 23 viktima. Kurse Demir Backa u eliminua me kallhsnikovë mbrëmjen e 23 tetorit 2021 në qendër të Fierit.

Vrasja e Elton Javorit, ndodhi në lagjen “16 Prilli” të qytetit të Fierit, e njohur ndryshe lagja e backallinjve, 100 metër larg banesës së tij.

Automjeti u identifikua nga familjarët e viktimës, të cilët pasi panë kamerat e sigurisë, orientuan hetuesit për agresorin. I dyshuari për vrasjen, edhe pse është identifikuar akoma nuk është lokalizuar.

 



#xhamin #makinës #autori #qëllon #plumb #në #qafë #Momenti #kur #vritet #Elton #Javori #në #Fier
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button