Aktualitet
Tensionet e opozitës, policia dhe agjentët e BKH zbarkojnë sërish në Kuvend

Komisariati nr.1 dhe agjentë të BKH, do të shkojnë sërish në Kuvend në lidhje me incidentet e dhunshme të shkaktuara nga deputetët e opozitës.
Pritet që agjentët e krimit të kryejnë procedurat në lidhje me rastet e dhunës të shënuara në seancën plenare të kësaj të enjte.
Ashtu si në dhe në seancat e tjera të gjitha materialet do ti përcillen SPAK, si prokurori kompetente që heton ligjvënësit.
Seanca e sotme plenare ku u miratua buxheti i vitit 2024 dhe paketa fiskale u mbyll për vetëm 8 minuta, pas incidenteve të krijuara nga opozita.
/a.r
#Tensionet #opozitës #policia #dhe #agjentët #BKH #zbarkojnë #sërish #në #Kuvend
Java News