Aktualitet

Rama: Reforma në drejtësi ishte projekt dhe vullnet i PS, amerikanët kanë vetëm një meritë

Të gjitha meritat për suksesin e reformës në drejtësi i shkojnë qeverisë së Partisë Socialiste.

Këtë qëndrim mbajti kryeministri Edi Rama në emisionin “Debat” në A2CNN, kur u vendos përballë faktit se ishin ndërkombëtarët që me presion dhe rekomandime bënë bashkë klasën politike për ta votuar vettingun dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

E para Partia Socialiste e ka nisur reformën drejtësi në ditën një të qeverisjes së saj dhe e ka nisur sepse e ka pasur në program në opozitë. Në programin elektoral, zgjedhor ka pasur këtë reformë dhe asnjë bashkëpunim me aleatët strategjikë. E dyta reforma ka kaluar mbasi është punuar intensivisht nga një komision ekspertësh dhe është udhëhequr nga PS. Gjatë gjithë kohës është ndërvepruar me aleatët strategjikë pikërisht për ta garantuar reformën. Kurrë asnjëherë ti nuk nxjerr dot një fakt që komisioni i reformës ka propozuar një nen të vetëm ku ka tentuar të kapi drejtësinë. S’e nxjerr dot se nuk ka. Kreu i komisionit për reformën në drejtësi ka qenë Fatmir Xhafaj. Nëse Fatmir Xhafaj nuk është i PS atëherë pastaj i bie që të gjithë të tjerët nuk e dimë se të kujt jemi. Ka pasur në përbërjen e vetë një pjesë të rëndësishme të mendimit juridik të PS.

/a.d

#Rama #Reforma #në #drejtësi #ishte #projekt #dhe #vullnet #amerikanët #kanë #vetëm #një #meritë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button