Mori nusen me karotrec, dhëndri rrëfen arsyen që e shtyu drejt këtij vendimi të pazakontë

Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi vëmendjen e opinionit publik.
Kemi parë shpesh në Shqipëri dasma ku dhëndri e merr nusen me helikopter, me pajton, por një dasëm me karotrec nuk kishim parë asnjëherë.
Emanueli dhe Rovena dy të rinjtë lezhjanë kanë rrëfyer në Vizion Plus, emocionet e asaj dite dhe surprizat e pazakonta.
Emanueli ka rrëfyer se më shumë se e tij, ishte ideja e shokëve që t’i bënte këtë surprizë Rovenës ditën e dasmës, duke e lidhur edhe me punën që ai bënte.
“Më tha një shok që ta merrja nusen me karotrec, por i thashë jo pasi nuk e dija se si do ta priste Rovena. Por më pas ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Emanueli.
Nga ana tjetër Rovena tha se edhe pse në momentin e parë ju duke e pazakontë e shijoi shumë këtë surprizë.
#Mori #nusen #karotrec #dhëndri #rrëfen #arsyen #që #shtyu #drejt #këtij #vendimi #të #pazakontë
lajmetverteta