Aktualitet

Kovac pas eliminimit nga Kupa: Kjo dhemb – futbolli është një sport i bukur dhe mizor

Monchengladbach eliminoi Wolfsburgun në fazën e eliminimit të Kupës së Gjermanisë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Manu Kone në minutën e 120-të, pra në fundin e shtesës. Wolfsburg, skuadra e drejtuar nga Niko Kovac, la përshtypje më të mirë, por nuk arriti të kalojë në çerekfinale.

Kovac ka uruar rivalin e tij në konferencën për shtyp. “Edhe pse kemi dhimbje, duhet ta urojmë Borussia në mënyrë sportive. Futbolli është i bukur, por në të njëjtën kohë një sport mizor. Tani i kemi përjetuar të dyja. Kemi arsye të jemi të trishtuar. Ishim të disiplinuar. Në të parën, askush nuk donte të gabon, dhe në të dytën ne dominuam.

Mund të kishim shënuar në minutën e 90-të, siç bënë në të 120-ën. Mund të jemi të kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin. Duhet të kishim bërë pak më shumë për të marrë më shumë. Skuadra luftoi shkëlqyeshëm dhe fatkeqësisht humbi”, tha Kovač.

Kujtojmë se Kovac në karrierën e tij si trajner ka fituar dy herë Kupën e Gjermanisë. Të parën e mori me Eintracht Frankfurt-in në vitin 2018 dhe sezonin pasues ishte më i miri si trajner i Bayernit.

/ Sport



#Kovac #pas #eliminimit #nga #Kupa #Kjo #dhemb #futbolli #është #një #sport #bukur #dhe #mizor
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button