Aktualitet

“Kush do ja varë këmborën ujkut”, Pango: Nobel atij që do zgjidhë “Izrael-Palestinë”

Profesori Ylli Pango komentoi gjetjet e Barometrit në Euronews Albania lidhur qëndrimin e shqiptarëve për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës ku 45 për qind mbështesin Palestinën dhe 9,2 për qind palën izraelite në këtë përplasje.

Sipas Pangos, pavarësisht shifrave të sondazhit, një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh mes dy vendeve dhe historikun e konfliktit mes tyre.

“Kemi një pjesë shumë të madhe që nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh. E themi shumë bukur të ndahen në dy shtete, por është Izraeli, Bregu Perëndimor, ndërsa rripin e Gazës Netanjahu donte ta zbrazte dhe ta bënte Izrael, ndërkohë që ai thotë e kam tokën time, nuk shkulem nga këtu. Si do zgjidhet kjo? Ky është një problem shumë i madh, do marrë çmim Nobel ai që do ta zgjidhë”, tha Pango.

/a.d

#Kush #varë #këmborën #ujkut #Pango #Nobel #atij #që #zgjidhë #IzraelPalestinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button