Aktualitet

QKMF në Suharekë kujton doktoreshën e cila vdiq nga goditja e veturës në rrugën C në Prishtinë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë, e ka kujtuar doktoreshën Dashurije Gashi, e cila ndërroi jetë si pasojë e goditjes me veturë në rrugën C në Prishtinë, mbrëmjen e së martës.

Sipas njoftimit të QKMF-së “Rexhep Kuçi”, doktoresha Gashi ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe profesioniste që me dekada iu përkushtua profesionit në shërbim të qytetarëve.

“Me datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e dr.Dashurije Gashi.

Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Në emër të QKMF-së “Rexhep Kuçi” ju shprehim ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të QKMF-së.



#QKMF #në #Suharekë #kujton #doktoreshën #cila #vdiq #nga #goditja #veturës #në #rrugën #në #Prishtinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button