Aktualitet

Berisha “betohet” para Monumentit të Pavarësisë: ‘Pashiqin shqiptar’ do ta paketojmë për në Serbi

Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Në këtë 111 vjetor të Pavarësisë, Berisha ka vendosur lule në monumentin pranë Sheshit të Flamurit.

Por Berisha ka bërë edhe një premtim politik, duke thënë se Edi Ramën “do ta paketojnë dhe do ta çojnë në Serbi, aty ku e ka vendin”.

“Sot mbarë shqiptarët përulen me mirënjohjen e pakufishme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës. Erdha të betohem, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, sepse shqiptarët do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky kombi nuk ka pasur. Ky është betim solemn para babait të Pavarësisë”, u shpreh Berisha në një komunikim për mediat.

Më herët u mbaj ceremonia e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram, Begaj, kryeministri Albin Kurti e zyrtarë të tjerë.

/f.s

#Berisha #betohet #para #Monumentit #të #Pavarësisë #Pashiqin #shqiptar #paketojmë #për #në #Serbi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button