Sport
Interes “i çmendur” për sfidën me Çekinë, kërkesat mbi kapacitetin e stadiumit

Më 12 tetor do të luhet ndeshja tjetër kualifikuese e e kombëtares shqiptare në “Air Albania”, ajo kundër përfaqësueses çeke.
Të dhënat e deri tanishme tregojnë se interesi i tifozëve pas fitores së kuqezinjve ndaj Polonisë është shumë i lartë.
22 mijë vende është kapaciteti i “Air Albania” për të pritur tifozët, por kërkesa e tyre ka qenë sa 10-fishi i këtij numri.
Me të dalë në shitje, biletat për sfidën me Çekeni pritet të “avullojnë” mes etheve për kualifikimin e kombëtares në Euro 2024.
#Interes #çmendur #për #sfidën #Çekinë #kërkesat #mbi #kapacitetin #stadiumit
Shqiperia24