Aktualitet

Hasani: Modeli ynë i bashkëjetesës, burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka uruar 111-vjetorin e Pavarësisë, teksa shprehet se modeli i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh jo vetëm në Shqipëri, por në rajon e botë.

Në 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët në mbarë botën!

Modeli ynë i bashkëjetesës, dialogut, mikpritjes e tolerancës, vendosmëria për të parë përpara e ringritur pas çdo vështirësie me kokën lart, janë burim frymëzimi e krenarie për breza shqiptarësh në Shqipëri, rajon e botë që sot shkëlqejnë në art, sport, diplomaci, teknologji e çdo punë të ndershme.

Këto vlera janë dhe themeli i punës dhe angazhimit tonë të palëkundur si faktor stabiliteti e orientimi euroatlantik në rajon, duke e bërë Shqipërinë të njihet sot si një kontribuese e respektuar në arenën ndërkombëtare.

Gëzuar pavarësinë Shqipëria jonë”, shkruan Hasani në rrjetin social Facebook.

/f.s

#Hasani #Modeli #ynë #bashkëjetesës #burim #frymëzimi #krenarie #për #breza #shqiptarësh
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button