Aktualitet

Prishtinë: Momenti kur policia largon turmën në diskotekë pas alarmit të rremë për bombë (video)

Gjatë mëngjesit të hershëm sot, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën “Gate” në Prishtinë. Mirëpo ky njoftim doli të jetë i rremë.

Kështu ka konfirmuar për Paparacin zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 00:10 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një lokal në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, tha Ahmeti.

Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua.

Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.

Në atë diskotekë ishte planifikuar të këndonte Yll Limani, i cili edhe ka bërë një reagim në Instagram lidhur me ngjarjen.



#Prishtinë #Momenti #kur #policia #largon #turmën #në #diskotekë #pas #alarmit #të #rremë #për #bombë #video
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button