Aktualitet

Ngjarjet për ditën e sotme

Ngjarjet e ditës: 27 nëntor 2023

09:00 – 15:30

Në kuadër të fushatës “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, Ministria e Drejtësisë mban këto aktivitete:

09:00 – Vizitë në shkollën “Xhemail Mustafa”;

09:00 – Townhall në Mitrovicë (Gjimnazi “Frang Bardhi”);

10:30 – “ATO janë NE”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë);

11:15 – Diskutim “Dhuna digjitale”. (Shkolla “Naim Frashëri”, Prishtinë);

14:00 – Murali (Mitrovicë e Veriut);

14:30 – Vizitë në Klubin e futbollit të vajzave KFV Prishtinë;

15:30 – Tryeza “Investo në gra”.

BIRN prezanton raportin “Tregime nga rrenat” lidhur me dezinformimin në Kosovë, origjinën e tij, efektet dhe shpërndarjen. Merr pjesë dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Ora 09:30, Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Ora 09:30, Hagë)

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, organizojnë “Ditën e Hapur’’. (Ora 10:00, Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024. Të ftuar janë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N10)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. I ftuar është ministri i MMPHI-së. (Ora 10:00, Kuvendi i Kosovës, N204)

Ministria e Zhvillimit Rajonal organizon Forumin e Zhvillimit Rajonal me temën “Mundësitë e bashkëpunimit rajonal Kosovë-Shqipëri”. (Ora 10:00, Qendra e Kulturës, Gjakovë)

10:00
Komuna e Gjilanit organizon Akademi kushtuar 55-vjetorit te demonstratave te vitit 1968. (Ora 10:00, Salla e Kuvendit Komunal, Gjilan)

Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, do të marrin pjesë në aktivitetin “ATO janë NE”. (Ora 10:30, Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) organizon hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”. Marrin pjesë Agim Shahini, kryetar i AKB-së; Rozeta Hajdari, ministre e MINT; Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore etj. (Ora 10:30, Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, në bashkëpunim me Arkivat e Shqipërisë, hapin ekspozitën “Komiteti, mbrojtja kombëtare e Kosovës” në dokumente arkivore. (Ora 10:30, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, viziton kazermën “Adem Jashari”, me rastin e “Ditës së Forcës”. (Ora 11:00, Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, C301)

Në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2023”, mbahet tryeza me temën “Si të afirmohen dhe zhvillohen prodhimet vendore”. (Ora 11:30, Hotel “Emerald”, Prishtinë)

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri” në Deçan organizon ceremoninë e dekorimit të rreshter Afrim Bunjaku, i rënë në mbrojtje të sovranitetit në veri të Kosovës. Marrin pjesë familja Bunjaku; kyetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi; drejtori i PK-së, Gazmend Hoxha etj. (Ora 12:00, Objekti i Komunës së Deçanit)

Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” mban diskutimin me temën “Dialogu dhe proceset e tjera: Një muaj më vonë …” (Ora 13:00, Qendra Barabar, Hoteli “Grand”)

PSD zhvillon aktivitet në kundërshtim të Gjykatës Speciale. (Ora 14:00, Para zyrave të EULEX-it, Fushë-Kosovë)

Për nder të festave të nëntorit jepet shfaqja teatrale “Tush & Shit”. (Ora 17:00, Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan)

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për nder të festave të nëntorit sheshi “Adem Jashari” ndriçohet në të kuqe. (Ora 19:00, Sheshi “Adem Jashari”, Lipjan)

Mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës. (Ora 19:00, Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë)



#Ngjarjet #për #ditën #sotme
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button