Aktualitet

Bora mbulon Prishtinën, Rama: Po kujdesemi që rrugët të jenë të pastra, keni kujdes gjatë ngasjes!

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se po kujdesen që rrugët e kryeqytetit të jenë të pastra dhe lehtë të qarkullueshme, pas reshjeve të borës që mbuluan vendin.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes.

“Bora e parë ka mbuluar Prishtinën tonë me një veshje të bardhë magjike! E ne po kujdesemi që rrugët tona të jenë të pastra e lehtë të qarkullueshme për të gjithë. Të dashur qytetarë, keni kujdes gjatë ngasjes së veturave. Le ta përcjellim borën e parë me dashuri dhe kënaqësi! 🧣🧤”, ka shkruar Rama raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:



#Bora #mbulon #Prishtinën #Rama #kujdesemi #që #rrugët #të #jenë #të #pastra #keni #kujdes #gjatë #ngasjes
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button