Aktualitet
PSG triumfon në ndeshjen e shtatë golave ndaj Monacos

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Ligue 1.
Parisienët e udhëhequr nga Luis Enrique triumfuan sonte ndaj Monacos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të.
Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” përfundoi me rezultatin 5:2.
Gonçalo Ramos (18’), Kylian Mbappe (39’ penallti), Ousmane Dembele (70’), Vitinha (72’) dhe Randal Kolo Muani (90+7′) shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të Francës.
Për skuadrën mysafire realizuan Takumi Minamino (22’) dhe Folarin Balogun (75’).
PSG-ja pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe vazhdon të jetë në krye të tabelës.
Monaco pozicionohet dy vende më poshtë me 24 pikë.
#PSG #triumfon #në #ndeshjen #shtatë #golave #ndaj #Monacos
gazetablic.com