Aktualitet
EMRI/ Shiste doza kanabisi në zona të ndryshme në qytet, arrestohet i riu në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 29-vjeçarin, Françesk Malaj, që shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet. Gjatë kontrollit të kryer, të riut iu gjet kanabis i ndarë në doza, gati për shitje, si dhe qese faramaceutike për paketimin e tyre.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe celularin e 29-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/a.r
#EMRI #Shiste #doza #kanabisi #në #zona #të #ndryshme #në #qytet #arrestohet #riu #në #Shkodër
Java News