Aktualitet

Sot Samiti i tretë i Diasporës, Rama: Do t’i kushtohet thesarit të paçmueshëm të arbëreshëve

Samiti i tretë i Diasporës do të mbahet këtë të enjte (23 nëntor) në Pallatin e Kongreseve, ku të pranishëm do të jenë krerët më të lartë të vendit tonë, por dhe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa nuk do mungojë personalitete të diasporës.

Do të jenë 6 panele në total në këtë Samit të tretë, ndërsa të ftuarit pritet të mbërrijnë rreth orës 09:30, teksa në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, që do të hapet me fjalën e Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani. Më pas do të mbaj fjalën e tij kryeministri Edi Rama dhe pas tij, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Po ashtu do të mbajnë fjalën edhe Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, zv.kryeministri për Politikat Ekonomike të Malit të Zi, ndërsa seanca plenare do të mbyllet me fjalën e Kreut të Shtetit, Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar para fillimit të Samitit, teksa shkruan se do t’i kushtohet “thesarit të paçmueshëm të arbëreshëve”.

Mirëmëngjes dhe me FotoAlbumin e takimit të madh mes shqiptarëve, kushtuar posaçërisht thesarit të paçmueshëm të arbëreshëve, në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, i cili vijon edhe sot me të ftuarit e nderit nga krejt trojet shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme u mbajt Dita e Arbëreshëve ku u diskutua mësimi i arbërishtes, përdorimi i gjuhës në familje e shkolla, si dhe tradita, kultura e historia.

/a.r

#Sot #Samiti #tretë #Diasporës #Rama #kushtohet #thesarit #të #paçmueshëm #të #arbëreshëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button