Aktualitet

Tensionet në Kuvend, Mentor Kikia komenton gjendjen e opozitës: Ka dështuar!

Gazetari Mentor Kikia ishte këtë të mërkurë në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se është e domosdoshme që Parlamenti të fillojë të funksionojë normalisht, jo më përmes tymit e flakëve.

Ai tha se ndërkohë që opozita po vijon të shkaktojë kaos në Kuvend, ajo në të vërtetë nuk po ndalon asgjë, pasi të gjitha komisionet po zhvillohen online dhe ligjet po miratohen edhe pse mes rrëmujës.

“E para gjë e rëndësishme është theksimi i faktit që Parlamenti duhet të rikthehet në rolin e tij monitorues dhe kontrollues të qeverisë. E dyta është se ata i referohen mazhorancës dhe opozitës dhe kjo ka shkaktuar një lloj ekzaltimi në radhët e grupit të partisë demokratike, duke thënë që na njohin.

Por në fakt, unë mendoj se do ishte një arsye për ta konsideruar në këtë sens nëse ata do thonin mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, por ata i konsiderojnë thjesht si opozitë, e me shtatë emra të dali Partia Demokratike, prap opozitë janë. Nevoja kryesore është për të rikthyer parlamentin në funksionalitetin e tij, sepse ajo që artikulohet nga mazhoranca është “çfarë bëjnë këta? Tym. E pastaj?

Bllokojnë komisionet, e çfarë ne i bëjmë online, ndërsa ligjet i votojmë përmes tymit dhe në fakt opozita me gjithë objektivin e saj për të bllokuar axhendën e parlamentit, ka dështuar, thjesht ka prodhuar kaosin, por Parlamenti i ka miratuar ligjet. Për këtë arsye letrat të cilat duket sikur kanë ardhur të sinkronizuara mes ambasadorëve, thonë se edhe pse po miratohen ligjet me shumicë votash, prap kjo nuk është një situatë normale”,-tha Mentor Kikia.

/a.d

#Tensionet #në #Kuvend #Mentor #Kikia #komenton #gjendjen #opozitës #dështuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button