Miratohet marrëveshja e sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Holandës

Ministrat e kabinetit qeveritarë kanë votuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së sigurimeve sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se qëllimi i këtij projektligji është krijimi i një baze të re ligjore në fushën e sigurimeve sociale, të cilës i paraprinë deklarata nga Qeveria e Mbretërisë së Holamndës, përmes së cilës siç tha Murati, shprehet vullneti i palës holandeze të ndërpritet marrëveshja ekzistuese e sigurimeve sociale e nënshkruar me ish-Jugosllavinë dhe nisjen e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së re.
“Ky projektligj rregullon marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale që të i’u sigurojë qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjellë të kontributeve të sigurimeve shoqërore për përfitimin e pensioneve . Qytetarët e të dyja vendeve të cilët kanë punuar në Mbretërinë e Holandës ose në Republikën e Kosovës të i’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtë që pensionet t’i marrin në vendet ku ata jetojnë”, tha Murati.
#Miratohet #marrëveshja #sigurimeve #sociale #mes #Kosovës #dhe #Holandës
gazetablic.com