Aktualitet

Parashikimi: Vranësira dhe kthjellime afatshkurtra, pasditja sjell shi në të gjithë vendin

Deri në mesditë, vranësirat e dendura dhe kthjellimet afatshkurtra do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore ku do të ketë reshje të izoluara shiu e dëbore në lartë mbi 1000 metra.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë territorin e vendit ku nuk do të mungojnë edhe rrebeshet në zonat veriperëndimore dhe zona të izoluara në qendër të territorit.

Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të pakta dëbore, kryesisht në juglindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Deri në mesditë Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore por pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin e Kosovës por në sasi të pakta.

Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar gradualisht reshjet nga i gjithë territori i Kosovës.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Jugperëndimor

#Parashikimi #Vranësira #dhe #kthjellime #afatshkurtra #pasditja #sjell #shi #në #të #gjithë #vendin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button