Me Berishën e ka?! Belind Këlliçi kujton me nostalgji Sokol Olldashin: Po të ishe ti sot në foltore, do…!

Pikërisht ditën që revolucioni i radhës i Sali Berishës dhe grupit të deputetëve të Gazment Bardhit sërish nuk e pengoj dot Edi Ramën që të vazhdonte i qetë në rrugën e tij në parlament duke kaluar Buxhetin, ish-deputeti Belind Këlliçi ka kujtuar me nostalgji Sokol Olldashin.
Duke nënvizuar kontrastin me udhëheqësit e sotëm të cilët shumica në pushtet as i llogarit edhe kur bëjnë “luftë” me tymuese dhe fishekzjarrë, Këlliçi shkruan se nëse do të ishte sot në Foltore Olldashi, nuk do të kishte shans që pala e Ramës të mos e dëgjonte.
Duket se ky mesazh i tij siluron Sali Berishën, i cili nuk po arrin asnjë lloj imponimi ndaj shumicës së Ramës duke mos qenë më i pari, edhe pas problemeve vetjake dhe familjare që ka aktualisht me drejtësinë.
“Tani do ishte në foltore e do i heshtte të gjithë. Nuk kishte shumicë të mos e dëgjonte Sokolin.
E kam ndjekur nga ekrani dhe unë. I drejtohej kundërshtarëve dhe i depërtonte fjala në kampin tjetër.
Iku shpejt, me nxitim. Iku, por la emrin e mirë. Mungesë e përjetshme.
Një lutje për shpirtin e Sokol Olldashit, në këtë 10 vjetor të largimit të tij“, shkruan Këlliçi në një status të shpërndarë këtë të hënë në FB./m.j
#Berishën #Belind #Këlliçi #kujton #nostalgji #Sokol #Olldashin #të #ishe #sot #në #foltore #do..
Java News