Aktualitet
Përplaset nga automjeti teksa lëvizte me biçikletë, vdes 50-vjeçari

50-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Unazën e Shkopetit orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia njofton se automjeti që drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale A.G., ka përplasur 50-vjeçarin, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Ndërkaq, shoferi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën.
/a.r
#Përplaset #nga #automjeti #teksa #lëvizte #biçikletë #vdes #50vjeçari