Aktualitet

GJKKO, shkresë Kuvendit: Njoftoni Sali Berishën për masën “detyrim paraqitje”. Akuzohet për korrupsion

Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës.

Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

Nëpërmjet këtij dokumenti GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrim- paraqitjes.

Ky njoftim i gjykatës në Kuvend vjen pasi Sali Berisha dhe familja e tij refuzojnë ta marrin njoftimin përmes postës në selinë e PD apo në adresën e banimit.

Kujtojmë se Berisha, ndërtuesi Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi akuzohen për privatizimin dhe ndërtimin në truallin e ish-Kompleksit Partizani. Për këtë akuzë, Malltezi ndodhet në qelitë e paraburgimit ndërsa Bektashi i është bindur gjykatës duke u paraqitur rregullisht sipas vendimit.

I vetmi që i shmanget përballjes me drejtësinë është Sali Berisha i cili luan me interpretimin e ligjit për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

javanews /a.rada

#GJKKO #shkresë #Kuvendit #Njoftoni #Sali #Berishën #për #masën #detyrim #paraqitje #Akuzohet #për #korrupsion

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button