Aktualitet

Brad Pitt gjen dashurinë: Ju prezantoj të fejuarën e re

Brad Pitt duket se ka gjetur dashurinë e re të jetës së tij. Të paktën sipas asaj që raporton një burim i brendshëm për revistën amerikane People: “Ylli i Hollivudit prezantoi De Ramon si të dashurën e tij të re”, ka rrëfyer burimi.

Pas lidhjes së gjatë me Angelina Jolie dhe divorcit të stuhishëm për 59 vjeçarin, kjo është lidhja e parë e vërtetë romantike zyrtare. Sipas burimit, që të dy janë shumë mirë bashkë, pasi “Ines e bën Bradin shumë të lumtur”.

Pasi ka arritur pothuajse pragun e të 60-ave, ylli i “Bullet Train” më në fund duket se ka gjetur një grua për të “zëvendësuar” Angelina Jolie, nga e cila është divorcuar prej gati shtatë vitesh.

32-vjeçarja Ines de Ramon, është përfaqësuese e markës së bizhuterive Anita KoInes dhe ka punuar për Christie’s dhe argjendarin zviceran De Grisogono. Ajo ka qenë e martuar me aktorin e “The Vampire Diaries”, Paul Wesley nga shkurti 2019 deri në shtator 2022.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon u takuan për herë të parë në nëntor 2022, kur u panë së bashku në një koncert të Bono, së bashku me Cindy Crawford, Rande Gerber dhe Sean Penn.

Thashethemet për lidhjen e tyre ndezën një muaj më vonë kur stilistja i bizhuterive u shfaq në festën e filmit “Babylon” në krah të Pitt.

Ndërsa asnjëri nuk ka folur publikisht për statusin e tyre të marrëdhënies, de Ramon konfirmon se ata janë më shumë se thjesht miq . Çifti festoi Vitin e Ri së bashku me një arratisje romantike në Cabo San Lucas, ku u panë duke u zhytur në diell pranë pishinës.

/a.r

#Brad #Pitt #gjen #dashurinë #prezantoj #të #fejuarën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button