Aktualitet

Të dhënat e buxhetit 2024, MIA flet me shifra: 1/3 e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, nga pensionistët te foshnjet

Buxheti i vitit 2024, i cili është në fazën e diskutimeve në komisionet parlamentare parashikon në total 735,9 miliardë lekë shpenzime të përgjithshme.

Por sa është ky buxhet, një buxhet që i shërben nevojave dhe kujdesit social të shqiptarëve?

Një grafik të dhënash, i publikuar nga Agjencia për Media dhe Informim, tregon se nga totali i këtyre shpenzimeve, qeveria ka parashikuar që 1/3 e tyre ose 33.4% do të shkojë për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë.

Më konkretisht, këto shpenzime janë të deidkuara për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, bonusin e bebes.

Po ashtu, për ish-të përndjekurit dhe për ish-pronarët.

/a.r

#Të #dhënat #buxhetit #MIA #flet #shifra #shpenzimeve #për #mbrojtjen #sociale #nga #pensionistët #foshnjet

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button