Sport

Nga Franca ndizet alarmi: tani PSG rrezikon një eliminim të bujshëm

PSG i parë në San Siro nuk i ka pëlqyer askujt në Francë. E mediat vendase kanë shpërthyer zemërimin e tyre kundër kampionëve të Francës. L’Equipe e ka titulluar: “Natë transferte”, vetëm për të kujtuar vështirësitë e PSG-së në ndeshjet jashtë fushe në Champions League. Le Parisien thekson rrezikun konkret që skuadra e Luis Enrique mund të largohet nga Europa që ka rëndësi që në raundin e parë. Një mendim absurd në vigjilje të ndeshjes në San Siro, që, në rast fitore të PSG, do t’i jepte kryeqytetasve një vend në fazën e 1/8.

Megjithatë, tani kualifikimi vetëm i sigurtë nuk është. Sigurisht, PSG mund të sigurojë kalimin në raundin e 1/8 nëse mposht Newcastle në shtëpi dhe Milani humbet në San Siro kundër Borussia Dortmund. Por nëse kjo zgjidhje nuk ndodh, ndeshja e fundit në Gjermani, në turin e fundit, do të bëhej vendimtare. Një përballje që ishte çdo gjë tjetër veçse e thjeshtë, përballë Murit të verdhë.

Lexo më tej: Thoshin nuk bën për Milan, Leao spektakolar ndaj PSG: “Kritikat më nxisin, besojmë në kualifikim”


Renditja tani është: Borussia 7 pikë, Psg 6, Milan 5, Newcastle 4. Me pak fjalë, gjithçka është ende e hapur, duke qenë se kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të grupit. Francezët janë përpara kuqezinjve në ndeshjet direkte (për shkak të gol diferencës) ndërkohë që e kanë të vështirë të kalojnë përpara skuadrës angleze që fitoi 4-1 në shtëpi. Me Dortmund gjithçka është për t’u vlerësuar në ndeshjen e fundit, duke qenë se në Paris e mundi skuadrën e Terzic me rezultatin 2-0. Me pak fjalë, situata u ndërlikua pikërisht kur u duk si një formalitet.



#Nga #Franca #ndizet #alarmi #tani #PSG #rrezikon #një #eliminim #të #bujshëm

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button