Aktualitet
Tensionet në Kuvend/ PS mbledh firmat, kërkon përjashtimin e disa deputetëve të PD

Partia Socialiste ka mbledhur firmat dhe do t’i kërkojë Kuvendit përjashtimin e deputetëve të opozitës që shkaktuan kaos dhe tensione në seancën e djeshme plenare.
Do të kërkohet masë disiplinore për disa prej deputetëve, mes tyre për Ervin Salianjin, i cili ka qenë protagonist dje, pasi hodhi tymuese në seancë dhe bllokoi Foltoren për disa minuta.
Pritet që PS të dërgojë kërkesën e saj në Sekretariatin e Etikës, ku do të vendoset në lidhje me përjashtimin e tyre.
Rikujtojmë se pas tensioneve në seancën e së hënës, u përjashtuan 6 deputetë të PD.
#Tensionet #në #Kuvend #mbledh #firmat #kërkon #përjashtimin #disa #deputetëve #të
Lapsi