Berisha: Skap-i vegël e Ramës, beteja jona nuk ka kthim

Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar. Berisha tha se beteja e tyre nuk ka kthim.
“Kanë dërguar SKAP-in, kur unë u thoja ju SKAP-i, ju habiteshit, nuk e pëlqenit këtë term.
Harronit faktin se unë jam ish-president, ish-kryeministër dhe gjëja e fundit që mund të thoja është kjo.
Por a e dini ju se sot SKAP-i është në parlament. që nuk ka asnjë vepër penale.
SKAP-i, një organizatë e vërtetë kriminale që komandohet nga Edi Rama, është sot në sallën e parlamentit.
A ndodhi një krim për SKAP-in aty, më thoni, pyesni? Duke dëshmuar se është një vegël e verbër e Edi Ramës.
Sidoqoftë, ju garantoj se këtë betejë pa kthim nuk mund të ndalojë gjer në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament. Ftoj popullin opozitar ta ndjekë këtë betejë dhe natyrisht deputetët janë të lidhur pazgjidhshmërisht me popullin opozitar dhe jam i bindur se në momentin e dhënë, një përgjigje mbarëpopullore, një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje.”, tha Berisha.
#Berisha #Skapi #vegël #Ramës #beteja #jona #nuk #kthim
Lapsi