Aktualitet

Me pranga në duar, Mark Frroku mbërrin në gjykatën e Durrësit

Me pranga në duar, ka mbërritur ish-deputeti Mark Frroku në gjykatën e Durrësit, ku do të zhvillohet seanca ndaj tij dhe 7 personave të tjerë, në lidhje me konfliktin te “Kepi i Rodonit”.

Mësohet se Prokuroria ka kërkuar masën detyrim paraqitje për Frrokun dhe 7 personat e tjerë. Ndërkohë për shtetasin Besnik Toma, që dyshohet se është personi që ka qëlluar me armë, ka kërkuar arrest me burg.

Sherri te “Kepi i Rodonit” ndodhi mes disa banorëve dhe përfaqësuesve të kishës lidhur me pretendimit për pronësinë e një toke në zonës bregdetare.


Sipas asaj që njoftoi policia konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

#pranga #në #duar #Mark #Frroku #mbërrin #në #gjykatën #Durrësit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button