Vettingu/ Shkarkohet gjyqtarja Blerina Muço

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës Blerina Muço. Gjatë seancës së njoftimit të vendimit Muço nuk ishte e pranishme.
Në seancën dëgjimore që u zhvillua disa ditë më parë, KPK njoftoi se i kishte kaluar Muços barrë prove mbi një pamundësi financiare në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse dhe atij në banesë, si dhe për mbulimin e shpenzimeve. Bilanci negativ, nga sa u relatua në seancë, rrjedh nga mungesa e vërtetimit të ligjshmërisë së një pjese të të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga konsulencat juridike dhe punësimi në disa kompani.
Muço e kundërshtoi gjetjen e KPK-së dhe tha se ajo binte në kundërshtim me jurisprudencën e Kolegjit.
Procesi i vetingut për gjytaren Muço u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Blerina Muço e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 kur është emëruar në GJykatën e Beratit dhe prej më shumë se dy dekadash e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.
#Vettingu #Shkarkohet #gjyqtarja #Blerina #Muço
Lapsi