Aktualitet

“Specialistët e futbollit e dallojnë, me një javë s’bëj mrekulli”: Mehmeti thumbon Di Biaggion pas fitores

“Jam shumë i kënaqur me pikët, por kemi shumë probleme fizike. Jo vetëm se kemi luajtur për 3 ditë dy ndeshje të rëndësishme. Pas minutës së 70 skuadra ra fizikisht, isha i detyruar të bëja lëvizje, kam punuar në këtë aspekt”. Dritan Mehmeti i gëzohet suksesit të parë, në ndeshjen e dytë në pankinën e Dinamos. Tekniku ka parë të tijtë të fitojnë 2-1 përballë Skënderbeut, duke u afruar me të tjerët në renditje, edhe pse i fundit. “E rëndësishme në këtë situatë janë pikët, duhet të jemi cinikë. Këto na duhen në këto momente në të cilat ndodhet Dinamo – tha Mehmeti -. Më ka ardhur keq në dy tre momente se si mbrojmë, kur ishim më mirë pësuam golin”.

Në fund, Mehmeti u mbrojt në lidhje me kondicionin e munguar fizik të skuadrës, që nuk lidhet me mungesën për skualifikim të Goudjabi: “Për 1 javë nuk mund të bëj mrekulli. Nga specialistët e futbollit bie në sy që skuadra bie fizikisht, për 1 javë skam cfarë të rregulloj. Ndikoi derbi, tensioni, 25 minuta me 1 lojtar më pak. Gjëja më e rëndësishme janë 3 pikët dhe të rritemi gradualisht”.

Lexo më tej: Mehmeti merr fitoren e parë me Dinamon: Kaçorri e Vila fundosin Skënderbeun


GVOZDENOVIC: “ISHIM NAIVË”

“Ishim naiv, edhe goli i parë, edhe i dytë. I pari ishte nga një krosim 25 metra, jo shumë top i fortë pas shpine, nuk ishim vendosur mirë në zonë. Ishim tre lojtarë me një dhe ai përsëri shënoi. Pastaj ishte e vështirë, kur barazuam ishim pak të nervozuar, nuk e kuptoj se pse, me 1-1 ishim në rregull. Kur erdhi goli i dytë, ishte e vështirë”. Ivan Gvozdenovic bën një analizë të shpejtë të humbjes së Skënderbeut me Dinamon, pa kërkuar alibi. Tekniku serb e sheh skuadrën në vështirësi dhe renditjen të komplikohet. “Sot mungoi pasi i fundit, mungoi krosimi më i mirë, edhe një sulmues brenda zonës, një lojtar i mirë me kokë se ishim me shumë krosime. Nuk mund të them se meritonim humbjen, prapë jemi pa pikë. Në rregull, sulmojmë e luajmë, por në fund jemi sot pa pikë dhe kjo nuk është e mirë”.

#Specialistët #futbollit #dallojnë #një #javë #sbëj #mrekulli #Mehmeti #thumbon #Biaggion #pas #fitores

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button