Aktualitet
Sulmi me armë në Vushtrri, ndërron jetë edhe një person tjetër
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën edhe një person tjetër nga sulmi me armë që ndodhi të dielën në Vushtrri.
Viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Një person ishte vrarë më 29 tetor në Vushtrri pas një sulmi me armë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se dy të arrestuarit e parë janë J.S., 24-vjeçar, E.B. 24-vjeçar, ndërsa tre të tjerëve nuk u janë bërë të ditura inicialet.
#Sulmi #armë #në #Vushtrri #ndërron #jetë #edhe #një #person #tjetër
Lapsi