Aktualitet

Mbi 8.000 viktima në Gaza pas bombardimeve nga Izraeli

Gaza

Ministria e shëndetësisë në Gaza, ka deklaruar se numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 8,005. Rreth 3,324 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë vdekur që nga 7 tetori.

Në përditësimin e saj të fundit, ministria raportoi se 7,650 njerëz kishin vdekur, që do të thotë se numri i të vdekurve është rritur me 355 nga raportimi i fundit, shkaktuar edhe nga bombardimet e fundit që Izraeli po kryen në Rripin e Gazës.

Lexo më tej: Situata kritike e palestinezëve/ Izraeli bombardon zonat përreth spitalit kryesor të Gazës 


Ndërkohë Izraeli ka bërë thirrje që të evakuohen nga spitali të gjithë pacientët dhe të plagosurit, duke kërcënuar se do godasin sërish.

Lidhur me këto thirrje, shefi i OBSH-së është shprehur se “kërcënimet e evakuimit nga spitali janë thellësisht shqetësuese”.

“Ne e ritheksojmë – është e pamundur të evakuohen spitalet plot me pacientë pa rrezikuar jetën e tyre,” tha Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë”, theksoi ai.

#Mbi #viktima #në #Gaza #pas #bombardimeve #nga #Izraeli

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button