Aktualitet
U kapën duke transportuar 10 emigrantë kundrejt pagesës, 4 në pranga

Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona, të cilët u kapën duke transportuar 10 emigrantë kundrejt pagesës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Midnight 22”, pas hekurave ranë shtetasit Alvin Dylgjeri, Anxhelino Dobra
Korçë, Mandi Hysa dhe Bledar Gurra.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Midnight 22”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Bashkëpunëtorë për të transportuar me automjete, 10 emigrantë, kundrejt pagesës kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas. Njëri prej të arrestuarve posedonte edhe një sasi të vogël lëndë të dyshuar kokainë.
#kapën #duke #transportuar #emigrantë #kundrejt #pagesës #në #pranga
Lapsi