Aktualitet

Nuk ka kërkesë zyrtare për përjashtimin e gjyqtares

Afera Partizani/ GJKKO: Nuk ka kërkesë zyrtare për përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas deklaratës së avokatëve të Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja për aferën te ish kompleksi Partizani. GJKKO në një njoftim për mediat thotë se deri në këto momente nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim, por vetëm e kanë komunikuar verbalisht se do ta bëjnë një gjë të tillë. Sipas GJKKO-së deri më tani nuk është paraqitur ende kërkesa.

“Nuk kanë paraqitur kërkesë për përjashtim në k/sekretari, por verbalisht kanë parashtruar se do të paraqesin kërkese për përjashtim. Deri ne këto momente ende nuk është regjistruar një kërkese e tillë”, tha Zyra e shtypit në GJKKO.

Sali Berisha refuzon të paraqitet në gjykatë pasi thotë se masa e sigurisë ndaj tij është antikushtetuese duke qenë se nuk është marrë autorizimi i Kuvendit.


#Nuk #kërkesë #zyrtare #për #përjashtimin #gjyqtares

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button