Tifozët e City u tallën me ndarjen nga jeta të Bobby Charlton: klubi kërkon ndjesë e kërcënon autorët

Manchester City ka dënuar thirrjet e tifozëve të tyre, me referenca fyese për vdekjen e ikonës së United, Sir Bobby Charlton. Episodi ndodhi para ndeshjes kundër Brighton në Etihad Stadium të shtunën. Një video e publikuar në internet tregon grupe mbështetësish të Citizens që bërtisnin dhe këndonin ‘Bobby is in a box’. Një gjest i turpshëm i cili u stigmatizua menjëherë nga klubi kampion i Europës: “Manchester City FC është jashtëzakonisht i zhgënjyer kur mësoi për këto thirrje ofenduese nga një një numër i vogël njerëzish për Sir Bobby Charlton – thuhet në shënim -. Klubi i dënon këto thirrje në termat më të ashpër dhe i kërkon falje pa rezerva familjes dhe miqve të Sir Bobby dhe të gjithë atyre në Manchester United”.
Manchester City fans yesterday mocking Man UTD legend Bobby Charlton after he passed away 🕊️ pic.twitter.com/TwbNT5rxY1
— Neo 🇶🇦 (@UTDNE0) October 22, 2023
Njeriu simboli i fitores së Anglisë në Kupën e Botës 1966, Bobby Charlton gjithashtu arriti sukses të madh në nivel klubesh me United. Red Devils u bënë klubi i parë anglez që fitoi Kupën Evropiane në vitin 1968.
Lexo më tej: Anglia humb një ‘Sir’: ndahet nga jeta legjenda e Manchester United Bobby Charlton
Përveçse i kërkoi falje familjes së Charlton dhe United për sloganin e një “numri të vogël individësh”, City premtoi të ndërmarrë veprimet më të ashpra kundër kujtdo që besohet të jetë i përfshirë.
Everyone at Manchester City is saddened to learn of the passing of Sir Bobby Charlton. Our thoughts are with his family, friends, and everyone at Manchester United.
— Manchester City (@ManCity) October 21, 2023
#Tifozët #City #tallën #ndarjen #nga #jeta #të #Bobby #Charlton #klubi #kërkon #ndjesë #kërcënon #autorët
Lapsi