Sport

Topalli merr në mbrojtje Berishën: Po shkelet Kushtetuta, shtet i prokurorëve qesharakë

Në selinë blu u paraqitën punonjës të policisë së shtetit për t’i marrë pasaportën Sali Berishës, të cilit nuk i lejohet të largohet nga vendi ndërsa është nën hetim për çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Në një reagim mbrëmjen e së shtunës, Jozefina Topalli shprehet se duke i ndaluar lëvizjen një deputeti të Parlamentit, pa lejen e këtij të fundit, është duke u shkelur Kushtetuta.

Ish-kryeparlamentarja, i referohet nenit 73, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit, nuk lejohet kufizimi i çfarëdollojshëm i lirisë së ligjvënësve pa marrë leje nga Kuvendi.

Ashtu si edhe vetë kreu i Rithemelimit gjatë një konference emergjente për mediat, Jozefina Topalli akuzon qeverinë se po përdor organet e drejtësisë për qëllime politike.

Perdorimi i kercenimit, ndalimit, arrestimit apo ndalimit te levizjes ndaj kryetarit te opozites dhe familjes se tij eshte nje praktike ekstreme ,qe dhunon ne menyre ekstreme te drejtat e njeriut , minon demokracine dhe stabilitetin e nje shoqerie.Kjo praktike perdoret nga regjimet autoritare apo grupe ekstreme , qe kerkojne te shtypin opoziten politike te nje vendi.Ne shtetin e prokuroreve qesharak, ndodh qe te urdherojne ndalimin e levizjes se depueteti, pa lejen e parlamentit, ne shkelje shume te rende te Kushtetutes , si nje kapercim i pafalshem i shtetit te se drejtes dhe si fakt i qarte i zbatimit te urdherve politik.Perdorimi politik i drejtesise kundra opozites se nje vendi, e vecanerisht kundra kryetarit te opozites dhe familjareve te tij eshte hapi me i rrezikshem per stabilitetin e vendit, por mund te kthehet dhe si hap vendimtar per te ndryshuar situaten nga nje shtet i korruptuar dhe i kriminalizuar ne nje vend qe interesim publik e ka te shenjte.Regjimet mafioze duhen rrezuar bashke me drejtesine politke te tyre!

Jozefina Topalli, Facebook

Ndaj ish-kryemiministrit janë ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza të cilat Berisha i cilësoi si sulm politik. GJKKO ka caktuar për kreun e grupit të Rithemelimit masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim daljeje jashtë shtetit” ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi si dhe biznesmeni Fatmir Bekteshi janë vënë në pranga.

Nga qeveria Rama nuk ka ende asnjë reagim.

/a.r

#Topalli #merr #në #mbrojtje #Berishën #shkelet #Kushtetuta #shtet #prokurorëve #qesharakë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button